Chelsea do të udhëtojë për në Manchester, ku të dielën do të përballet me Manchester United në Old Trafford.
Marcos Alonso beson se Mourinho do të karikojë skuadrën e tij akoma dhe më shumë, pasi kanë humbur dy herë kundër Chelseat këtë sezon.
Do të jetë më e vështirë këtë herë. Ata janë një nga skuadrat më të mirë në Angli pa asnjë dyshim. Do të jetë një ndeshje e vështirë, akoma dhe më shumë pas dy fitoreve tona.
Ata do të japin akoma dhe më shumë nga vetja për të na mundur ne. Ne do të bëjmë të njëjtën gjë për të fituar.