Blutë arritën të fitojnë në derbin e Londrës përballë Topcinjve të Arsenal me rezultat 3-1.
Golat për Blutë u shënuan nga mbrojtësi spanjoll Marcos Alonso, belgu Eden Hazard i cili shënoi edhe golin e dhjetë për të këtë sezon në një aksion fantastik, dhe ish-lojtari i Topcinjve, Fabregas i cili realizoi me portën e boshatisur pas një gabimi të Petr Cech.
Me këtë fitore Blutë rrisin distancën më ndjekësit më të afërt.
(Burimi, Getty Images Europe & AFP)