Rreth nesh

rreth-hedader

Çfarë është Chelsea Supporters Albania?

Chelsea Supporters Albania është një grupim tifozësh jo-zyrtarë të Chelsea Football Club me bazë në Tiranë. Përveç webfaqes e cila do ju mbajë të informuar rreth gjithçkaje që ka të bëjë me skuadrën tonë të zemrës, kemi gjithashtu dhe faqet tona në rrjetin social Facebook, përkatësisht Chelsea Supporters Albania & Tifozat e Chelseat. Në Twitter, si dhe në Instagram, ku ju ftojmë të bëheni pjesë për të qenë më pranë nesh edhe në rrjetet sociale.

Misioni ynë?

Gjithnjë e më shumë sheh teksa në Tiranë dhe gjithë vendin, tifozët e Chelseat janë kudo e gjithmonë në rritje në numër, por ajo që mungonte deri më sot ishte një grupim i mirëfilltë ku të gjithë të apasionuarit pas Chelseat të kishin një Klub Përkrahësish (Supporters Club).
Ajo ç’ka duam ne të arrijmë gjithashtu, është që në një të ardhme jo shumë të largët, të kemi eventet tona, nëpër ndeshje të rëndësishme në Premier League, e kompeticione të tjera. Sidoqoftë si një grupim i ri, do duhet pak kohë derisa jehona të godasë në veshin e sa më shumë përkrahësve të Chelseat.

Cfarë ofrojmë?

Lehtësi e cilësi në informim, aplikacion për smartfona dhe shumë e shumë Features.

Impressum

Arbër Thaçi
Pandeli Shatraj
Ergi Agolli

KTBFFH